Armando Broja do të jetë pjesë e Chelsea-t për shumë gjatë. Sulmuesi shqiptar realizoi 10 gola me Vitese në sezonin që lamë pas duke marrë rolin e protagonistit te skuadra në “Eredivisie”. Së fundmi është Fabrizio Romano që raporton se londinezët i kanë ofruar kontratën e gjatë.
Kështu Broja do të jetë pjesë e Chelsea-t deri në qershorin e 2026. Kjo tregon qartësisht sesa i besojnë drejtuesit e klubit këtij talenti, që pritet të shpërthejë edhe më tepër në të ardhmen. Gjithashtu Armando do të jetë pjesë e ekipit të parë në drejtimin e Tuchel gjatë përgatitjeve përpara nisjes së sezonit të ri. /Sport Ekspres/