E fundit/ Deklarata e momentit, Ibrahimovich reagon për herë të parë: Po vij Itali!

Zlatan Ibrahimovich do të rikthehet në elitën e futbollit europian, pavarësisht moshës që tashmë nuk flet për suedezin. Por kjo nuk ka shumë rëndësi për këtë sulmues, që la pas një aventurë te LA Galaxy. Ashtu siç është bërë e ditur edhe më herët, marrëveshja është gjetur me Milanin.

Vetë lojtari ka reaguar para pak minutash për mediat italiane, duke paralajmëruar rikthimin e tij në Itali. Të gjitha fjalët ishin përshkruese për klubin e Milanit, megjithëse emri nuk thuhet qartë: “Unë do t’i bashkohem një klubi që do t’i kthehet fitoreve dhe do të rishkruaj historinë. Do të shihemi Itali, së shpejti. Do t’i bashkohem një klubi që është kundër të gjithëve dhe gjithçkaje. Kjo është e vetmja mënyrë se ku unë mund të marrë motivin tim për t’iu surprizuar sërish”, ka thënë Ibrahimoviç. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online