E fundit/ Dalin vendimet e Displinës! E pëson keq zyrtari i Laçit, dënohet Tirana dhe Bylisi

Komisioni i Disiplinës ka publikuar vendimet e fundit sa i përket javës që lamë pas në Superiore, por edhe në nivelet e tjera të futbollit shqiptar. Dënimi më i madh i shkon zyrtarit të Laçit, Kleo Laska, djali i presidentit Pashk Laska, i cili do të mungojë për një vit nga aktiviteti sportiv pas sjelljeve jo sportive ndaj zyrtarit të ndeshjes.

Për të vazhduar më tej, një dënim me gjobë shkon për sjelljet e tifozerive të Tiranës dhe Bylisit. Kështu bardheblutë do të paguajnë 200.000 lekë, por edhe ballshiotët kanë të njëjtin dënim me vlerë monetare. /Sport Ekspres/

Vendimet e Disiplinës

1. Zyrtari i KF Laçi, Kleo Laska për sjellje josportive ndaj zyrtarit të ndeshjes, në bazë të nenit 48/2/a) të KDS, dënohet me 12 (dymbëdhjetë) muaj pezullim nga aktiviteti. Në zbatim të Nenit 19 të KDS zyrtarit i ndalohet qëndrimi në dhomat e zhveshjes, stolin e rezervave dhe ambientin përreth fushës.
2. KF Tirana, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të Nenit 65/1 të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) Lekë. KF Tirana, urdhërohet të dëmshpërblejë dëmet e shkaktuara në sektorin përkatës të stadiumit “Air Albania Stadium” sipas akt konstatimit të Qendrës Sportive Kuq e Zi, brenda 15 ditëve.
3. KF Bylis, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) dhe 65/4/a) të KDS dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë.
4. Lojtari i KF Tërbuni, Rigers Dushku, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollisti.
5. Lojtari i FK Tërbuni, Serdar Zagani, për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
6. Zyrtari i KF Burreli, Kastriot Rama për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
7. KF Korabi, për sjellje të gabuar të spektatorëve në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.
8. Lojtari i KF Erzeni, Djidjiwa Enock Moustapha për sulm ndaj kundërshtarit duke e goditur me bërryl në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
9. KF Pogradeci, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
10. Zyrtari i KF Lushnja, Dritan Cuko për ofendim ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/2/a) dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
11. KF Lushnja, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim te Nenit 116/1/a) gjoba të zbatohet në masën 50%.
12. Lojtari i KF Pogradeci, Emiljano Hidri për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
13. Lojtari i KF Lushnja, Ergys Alushi për sulm ndaj kundërshtarit në bazë të nenit 47/1/e) të KDS dënohet me 5 (pesë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
14. FC Besa, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/4/b) të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pa spektatorë.
15. Zyrtari i FK Skrapari, Antonio Dosti për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
16. KF Delvina, për sjellje të gabuar të spektatorëve, në bazë të nenit 65/3/c) të KDS dënohet me gjobë në masën 100.000 (njëqind mijë) lekë. Në zbatim të nenit 116/1/b) gjoba të zbatohet në masën 20%.
17. Lojtari i KF Përmeti, Fatjon Qamo për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a të KDS dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
18. Zyrtari i KF Vllaznia U-17, Brikeno Bizi për sjellje të gabuar ndaj zyrtarit të ndeshjes në bazë të nenit 48/1/a ë KDS dënohet me 8 (tetë) ndeshje pezullim nga aktiviteti futbollistik.
19. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Memaliaj, Xhuliano Mirani, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
20. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Marsildo Çerri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
21. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të SH.S.Pepa U-17 Kristi Dhima, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
22. Rrëzimin e kërkesës së FK Partizani U-19, për lojtarët Holgert Xhameta, Klei Çarçani, Semi Bici, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
23. Refuzimin e kërkesës së lojtarit të KF Teuta U-19, Anxhelo Duka.
24. Rrëzimin e kërkesës së zyrtarit të FK Erzeni, Arjan Hoxha, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
25. Rrëzimin e kërkesës së lojtarit të FK Skrapari, Oltion Guri, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.
26. Rrëzimin e kërkesës së KF Egnatia, si të pabazuar në Kodin e Disiplinës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *