Barcelona e ka publikuar listën për ndeshjen e radhës, atë që ka kundër Eibarit. Në përballjen e fundit që kishin katalanasit ndaj Getafes, debutoi në listën e të grumbulluarëve edhe Rei Manajn. Por këtë herë sulmuesi shqiptar nuk e ka të njëjtin fat.
Vendin e tij e ka zënë sulmuesi danez që u zyrtarizuar gjatë ditës së djeshme, Braithëate. Ky i fundit ka bërë stërvitjen e parë në mëngjesin e sotëm, atje ku mungonte lojtari i Shqipërisë, që në ditët e mëparshme po stërvitej me grupin A. Gjithsesi Manaj është pjesë edhe e lojtarëve që janë të grumbulluar për “Champions League”, ndërsa Braithëate nuk mund të luajë, pasi emri i tij nuk është dërguar në UEFA, pasi asokohe i përkiste Leganesit. /Sport Ekspres/