E FUNDIT/ Austria shumë e fortë për Kosovën, goli i Zhegrovës i vlen vetëm statistikave

Kosova largohet me humbja nga transferta austriake. Austria ka fituar me shifrat e pastra 3-1 ndeshjen e vlefshme për sezonin e ri të Ligës së Kombeve. “Dardanët” e nisën vrullshëm, teksa i shkuan mjaft afër golit me Vedat Muriqin. Por, kur përfaqësuesja e Kosovës po përjetonte momentet më të mira në fushën e lojës, Afengruberi ndëshkoi Muriçin. Pas golit të shënuar në minutën e 23-të, ishte Adamu ai që në sekondat e fundit të pjesës së parë i dha epërsinë e dyfishtë austriakëve.

Vendasit u shfaqën mjaft të rrezikshëm edhe në pjesën e dytë të lojës. Çukuemeka tundi rrjetën përsëri në minutën e 61-të, duke venitur shpresat e tifozëve shqiptar. Kosova reagoi në m8nutën e 83-të, kur Zhegrova shndërroi në gol një 11 metërsh. Megjithatë, goli i sulmuesit të Juventusit në fund i vlejti statistikave, pasi dardanët u larguan me një humbje 3-1 nga stadiumi. Ndeshja e radhës për Kosovën është ajo ndaj Izraelit./Sport Ekspres/