Chelsea i Lampard do të përballet në mbrëmjen e sotme për “FA Cup” kundër Liverpulit. Një ndeshje e cila pritej me kërshëri të lartë nga ana e tifozëve shqiptarë. Ashtu siç e kishte paralajmëruar “Sport Ekspres” që dje, Armando Broja do të udhëtohet me ekipin e parë ndaj Liverpulit.
Sulmuesi shqiptar i bashkohet menjëherë Lampard, pasi ka shkëlqyer në shumë ndeshje me të rinjtë e kësaj skuadre. Në videon e publikuar nga vetë faqja zyrtare e Chelseat, lojtari kuqezi shihet duke u futur në stadium bashkë me pjesën tjetër të lojtarëve. Por në formacionin zyrtar të nxjerrë vetëm para pak minutash, nuk figuron as në stol. E kuptueshme duke parë kundërshtarin, gjithsesi për debutimin e Brojës duhet të presim edhe pak… /Sport Ekspres/
Chelsea are here! ? #CHELIV pic.twitter.com/GwqzzV7ZN7
— Chelsea FC (@ChelseaFC) March 3, 2020