Alban Bushi nuk do të jetë në krye të pankinës së kuqezinjëve U-21 në prag të dy përballjeve të rëndësishme që kanë Shpresat. Trajneri ynë ka rezultuar pozitiv me Koronavirus në testin që i është bërë, ndërsa përballjet kundër Kosovës dhe Anglisë do të vendosin për fatin e këtyre kualifikueseve. Nëpërmjet një njoftimi të fundit FSHF raporton se këtë vend do ta marrë Dzemal Mustedanagiç që ka një eksperiencë të madhe me punën në Kombëtaren e kuqezinjëve dhe veçanërisht në grupmoshat. /Sport Ekspres/
Njoftimi nga FSHF
Alban Bushi nuk do të jetë në gjendje që të drejtojë ekipin Kombëtar U-21 në dy ndeshjet e radhës. Kjo sepse tekniku i 21-vjeçarëve ka dalë pozitiv me Covid-19 pas testimit me tampon. Kundër Kosovës dhe Anglisë, ekipin do ta drejtojë specialisti i njohur dhe një prej ish-trajnerëve të kombëtares shqiptare, Dzemal Mustedanagiç. Në kushtet e emergjencës Federata dhe Drejtoria Teknike ka vendosur t’ja besojë drejtimin e kuqezinjve, specialistit që ka mbi një dekadë që shërben në Shqipëri. /Sport Ekspres/