E ekzekutuan si në një skenar filmash, zbardhet video e vrasjes së huluganit të Partizanit të Beogradit

Ljubomir Markoviç, i cili ishte kreu i tifozëve të Partizanit të Beogradit, ka ndërruar jetë pas ekzekutimit me 6 plumba. Ngjarja ndodhi ditën e premte, kur një person i ka marrë jetën liderit të grupimit “Alcatraz” për motive që ende nuk bëhen të ditura.

Në media është shfaqur edhe video e vrasjes së Markoviç, që është kapur nga kamerat e sigurisë. Ky i fundit ishte duke qendruar në trotuar, në të cilin ishin të pranishëm edhe disa persona të tjerë, në momentin kur vrasësi vjen drejt tij dhe i drejton armën. Markoviç tenton të vrapojë për t’iu larguar sulmit, por e ka të pamundur një gjë të tillë. Ndërkohë autoritetet përkatëse ende nuk kanë arritur të zbulojnë identitetin e vrasësit.

Kujtojmë se Ljubomir Markoviç ishte një emër i njohur për sjellje huliganësh si në stadium ashtu edhe jashtë tij. Madje ka qenë edhe i burgosur për shkak të vrasjes së një tifozi francez në vitin 2009, por u lirua më 2017-n pasi arriti të përfitonte nga amnistia./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online