Në Poloni është duke u rritur së tepërmi presioni për ish-futbollistin e Tiranës, Ernest Muci. Një gabim i bërë edhe nga trajneri i Legias, Michnieëicz, që e përsëriti dy herë se talenti shqiptar nuk duhet thirrur si “Muci”, por si “Mesi”. E këtë krahasim e vazhdoi duke mos parë ngjashmëri vetëm në shkurtimin e mbiemrit të tyre që përbëhet nga katër fjalë, por edhe në vizionin e lojës.
Megjithatë në katër ndeshjet që pas transferimit të Muçit, ish-lojtari i Tiranës luajti menjëherë në 45 minuta kundër Gornik, për t’u aktivizuar në 10 minuta kunër Piast, ndërsa më pas ka qëndruar në stol për 90 minuta kundër Slask Ëroclaë dhe Ëarta Poznan.
Tashmë është publikuar formacioni zyrtar edhe për ndeshjen kundër Zaglebie që nis në orën 17:30, por edhe aty Muçi qëndron në stol. Presioni është shtuar në Poloni teksa “Futbolneës” ka bërë një artikull për afrimet e dimrit me titullin: “Mesi shqiptar dhe të tjerë. Ku janë këto afrime?”.
“Ernest Muçi, përveç fjalëve të trajnerit, nuk ka pasur mundësinë që të tregojë aftësitë e tij. Shqiptari ka luajtur në dy ndeshje deri tani. Njëherë në 45 minuta dhe pastaj për pak minuta aktivizimi. Po krahasimet me Mesin? Epo duke parë lojën e tij deri tani, fjalët ishin të ekzagjeruara. Sidoqoftë, trajneri i Legias e sheh lojtarin çdo ditë, kështu që mbase fjalët e tij do të konfirmohen së shpejti në fushë”, shkruhet në artikull. /Sport Ekspres/