E duan të gjithë në Europë, Zaneti: Lautaro është trashëgimi e Interit, e prisnim këtë kohë

Javier Zaneti, legjenda e Interit dhe që ka një post të lartë drejtuesi në këtë klub, ka folur edhe për Lautaro Martinez. Në fakt, çdo lajm mbi transferimet e merkatos së dimrit në Itali lidhen me këtë futbollist.

Kjo pasi shpërthimi i Martinez me golat e shënuara i ka lënë të habitur të gjithë, për ta nisur që nga Seria A dhe deri te Champions League. Gjithmonë është i njëjti sulmues që shënon tek “zikaltërit”, duke u kthyer më i rëndësishëm edhe se vetë Lukaku.

Kur të gjithë skuadrat e njohura janë të interesuara për të marrë shërbimet e tij, ka ardhur edhe reagimi i Zanetit: “Lautaro është një trashëgimi e Interit. Ai është i lumtur që vesh fanellën tonë dhe ne jemi të lumtur për të. Shpërthimi i tij nuk ishte edhe aq befasues në fakt, pasi ne ishim të bindur se ai mund të tregonte këto vlera që po tregon në këto kohë”, ka thënë Zaneti. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online