“E dua shumë Lionel Mesin, por kjo ishte një farsë e madhe”! Legjenda e futbollit mendon se Topi i Artë “u vodh”: E meritonte vetëm Haland

Lionel Messi e fitoi Topin e Artë për të tetën herë mbrëmjen e së hënës, por ky vendim shkaktoi shumë reagime dhe ka një numër të madh të atyre që besojnë se argjentinasi nuk e ka merituar të zgjidhet futbollisti më i mirë në botë.

Pas fitimit të Kupës së Botës në Katar, Messi hapi qartë rrugën drejt Topit të Artë dhe rivali i tij i parë Erling Haaland nuk u ndihmua nga fakti që ai shënoi 52 gola dhe i solli tripletën Manchester Cityt sezonin e kaluar.

Argjentinasi u bë futbollisti i parë që nuk luajti në Evropë dhe që fitoi Topin e Artë, pasi nënshkroi për amerikanin Inter Miami këtë verë. Më parë ka fituar Topin e Artë në 2009, 2010, 2011, 2012, 2015, 2019 dhe 2021.  Por jo të gjithë e panë atë si një fitues të qartë në betejën për Topin e Artë.

“Messi fitoi në mënyrë të pamerituar. Gjatë gjithë vitit, Haaland ishte më i mirë se ai. Por kjo tregon se Kupa e Botës është më e rëndësishme se çdo gjë. Por nuk është e drejtë. Un ë e konsideroj zgjedhjen e Messit një farsë, edhe pse unë jam tifoz i tij. Haaland e meritoi për të fituar”, tha legjenda Lothar Matthaeus. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *