Kristjan Asllani ka shkëlqyer në fitoren e Interit kundër Luganos në miqësoren e sotme. Mesfushori shqiptar ishte i pagabueshëm në pasime dhe dhuroi asist në minutën e 2. Komplimentat nuk munguan pas ndeshjes as nga trajneri i Interit, Inzaghi.
“E donim Asllanin dhe ai po tregon personalitet të madh , është i vitit 2002, është shumë i ri, do ta ketë Brozovicin përballë, por Kristiani do të jetë një vlerë e shtuar për ne gjatë gjithë vitit”, tha Inzaghi. /Sport Ekspres/