“E dini pse hoqa dorë nga Partizani? La Tiranën të fitonte titullin”/ Gazetari me propozim të rrallë për Trashin

Në emisionin “Procesi Sportiv” është bërë edhe një propozim i veçantë nga ana e gazetarit Denion Ndrenika për Lorenc Trashin. Duke parë ndikimin e madh që ka tek tifozët e Partizanit, Ndrenika ka kërkuar që futbollistë të tillë duhet të trokasin në dyert e ndjekësve dhe dashamirësive të tyre, për t’i kërkuar që të ulin gjakrat dhe të kthejnë dashurinë me mbështetësit e krahut tjetër. “Nuk kam ndonjë njohje me Trashin, përveç përgëzimeve që mund t’i jap, dëshira ime është që Trashi dhe kushdo Trash tjetër, të trokas në dyert e tifozëve për të hequr këtë armiqësinë e poshtër që është krijuar në këto 10 apo 15 vitet e fundit. Kjo nuk është vërejtje për Trashin. Ne jemi kemi jetuar derbi të ethshëm dhe agresiv, por e linim vetëm në stadium pasi jashtë uleshim me njëri-tjetrin.

Ne vërejmë grupime tifozësh, fanatiksat apo jo fanatiksat, guerrilsat apo gardistët, kombinatsat apo lapraksat, që kanë për fat të keq armiqësinë me njëri-tjetrin. Ne duhet që të kthejmë atë dashurinë që kemi pasur ndër vite. Tirana dhe Partizani mund të jenë armiq në fushë, por jo jashtë fushe. Mos harro Trashi që këngët të cilat këndohen nga tifozët e Partizanit apo Tiranës, morri i kuq apo miu i Bashkisë, janë të papranueshme për një mjedis sportiv që ne duam ta dashurojmë. Unë kam qenë tifoz i Partizanit. E dini ju se përse hoqa dorë unë nga Partizani si tifoz? Sepse në vitin 1996 Partizani rrahu Teutën në shifrat 1-0 dhe ndihmoi Tiranën që të dilte kampion. Sot tifozët shahen me nënë e motër. Lojtarë si Trashi që kanë ndikim duhet të reagojnë dhe këngët morri i kuq dhe miu i Bashkis nuk ka vend në stadium”, tha Ndrenika. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *