“E dimë ç’marrëdhie ka Serbia me Shqipërinë“, Egbo sfidon Zvezdën: Do jetë ndeshje e luftuar, Zoti do jetë me ne

Raundi i parë kualifikues është mbyllur me sukses nga skuadra e Tiranës, e cila në Gjerogji ka mposhtur me shifrat 0-2 Dinamon e Tbilisit. Golat erdhën nga Torasa dhe Ismajlgeci, duke bërë që kampionët e Shqipërisë të vazhdojnë ëndrrën e tyre për në Europë, ku kundërshtari i radhës është Crvena Zvezda. Në përfundim të takimit trajnerët kanë dhënë edhe intervistat e tyre për mediat.

“Besimi im ishte se Zoti e ka vendosur si do të ndodhë, sepse e kemi pasur mundësinë të kualifikoheshim me ta që herën e parë kur kam luajtur unë si portier. Unë me menaxherin e ekipit donim të na binte kundra Dinamo e Tbilisit, pasi mendonim se kishim më tepër mundësi për kualifikimin. Përveç faktit se çunat i kanë bërë yzmetin, duke luftuar për çdo top sot, besimi im shkon te Zoti pastaj te ta, që besuan deri në fund se mund t’ja dalin.

Është gjithmonë kënaqësi të jem trajneri i 25 herë kampionëve të Shqipërisë. Janë klubi më i madh në Shqipëri. Unë jap 100% tim aty ku punoj. Kam një kontratë me klubin për vazhdimësi, kështu që nuk ka asgjë për t’u shqetësuar.

Jam shumë i kënaqur, sidomos me Nadjovskin. Ka qenë një nga lojtarët më të mirë në ndeshjen e sotme. Lojtarët që kam future nga pankina e kanë ndihmuar ekipin. Jam shumë i kënaqur edhe me tolin, edhe me Avijajn. Jemi të bashkuar si grup dhe kjo na jep mundësinë për vazhdimësi.

Crvena Zvezda? Prandaj kemi luajtur ashtu si luajtëm sot. Është një ndeshje që do e luajmë në shtëpinë tonë. E kemi këtë pak avantazh, sepse e dimë çfarë marrëdhënie ka Serbia me Shqipërinë. Do jetë një ndeshje e luftuar. Si u futëm në ndeshjen e sotme, ashtu do futemi edhe kundër tyre. Nëse do i bëjmë yzmeti dhe japim 100%, Zoti do jetë përsëri me ne“, ka thënë Egbo./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *