E diela që kaloi duhet të harrohet menjëherë për portierin e Juventusit, Shezni. Ky i fundit bëri gafa të mëdha në barazimin që u arrit me Udinezen në transfertë, në shifrat 2-2. Gjithçka i kushtuar shtrenjtë gardianit me vendasit që ia dolën të merrnin një pikë, pasi e panë veten në disavantazhin 0-2.
E si për të vazhdur ditën jo të mirë, Shezni ka pësuar aksident me makinë gjatë kthimit të tij për në shtëpi pas përfundimit të takimit. Faji nuk ishte i portierit të Juventusit, por fatmirësisht gjithçka kaloi pa pasoja. /Sport Ekspres/