Malaga ka fituar me rezultatin 0-1 në transfertën ndaj Kadiz, e mbyllur mes shumë polemikash. Armando Sadiku ka luajtur për 90 minuta në këtë përballje, por nuk ka mundur të realizojë. Madje penalltitë që në rastet e fundit i kemi parë të realizuara nga ky sulmues, këtë herë i ka kaluar Adrian.
Në minutën e 52 të takimit, VAR-i ka ndihmuar gjyqtarin që të jap penalltinë për Malagan, pas një prekje të topit me dorë në zonën e Kadiz. Por në minutën e 71 ka ndodhur edhe çudia e madhe me drejtësinë e këtij takimit. Një prej mbrojtsave të Malagas ka goditur direkt në këmbë kundërshtarin e tij, pa u interesuar për topin dhe brenda zonës.
Arbitri nuk e ka parë këtë moment dhe pavarësisht këshillimeve që kishte në kufje, është vendosur që loja të vazhdojë. Kjo ka sjellë menjëherë reagimet e ashpra në rrjet, që e cilësojnë si një ditë të zezë për arbitrimin në këtë përballje. Sigurisht, duke parë edhe pamjet e përsëritura, Armando Sadiku mund t’i gëzohet këtyre tre pikëve që i vijnë edhe nga arbitri. /Sport Ekspres/
Lo que acaba de pasar en el Cádiz-Málaga es una escándolo.
El árbitro le saca amarilla por tirarse, y el VAR corrobora su decisión.Es un penalti clarísimo! El VAR va de mal en peor. pic.twitter.com/HzIAbiEjmT
— Ciro Di Marzio? (@CiroDiMarzio66) February 16, 2020