“E di që tifozët duan “Champions League”, Pioli i kërkon durim mbështetësve të Milanit

Milani zgjodhi të rinovojë me Stefano Piolit në fundin e kampionatin, duke surprizuar të gjitha mediat që e kishin bërë zytare largimin e trajnerit dhe me zëvendësimin e tij me Rafael Ragnik. Me rinovimin e tij, kuqezinjtë arritën të bindin sulmuesin e tyre kryesor për të qëndruar edhe një sezon në Milano. Stefano Pioli ka folur sot për mediat duke prekur edhe objektivat për sezonin 2020-2021. Ai pranoi se tifozët duan me patjetër mbërritjen për Champions League, por sipas tij një gjë e tillë kërkon kohë.

“Gjëja më e mirë është që ta rinisim çdo gjë nga fillimi, por duke mos harruar idetë që na dhanë një lojë të bukur, pas periudhës së karantinës. Ne jemi një skuadër e rë që nuk ka qenë bashkë, prandaj duhet të përmirësohemi. E di shumë mirë se tifozëve u mungon Champions League, por duhet t’i marim ndeshjet me ngadalë”- u shpreh Pioli. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *