“E di që gabova”, trajneri i Milanit shpjegon festën e veçantë me lojtarët pas golit të Castillejo

Milani po vazhdon me seritë pozitive në kampionat, duke konsoliduar kështu vendin e parë. Dje në mbrëmje, kuqezinjtë mposhtën një kundërshtar mjaft të rrezikshëm me shifrar 1-2, duke patur dhe mungesa të rëndësishme si Ibrahimoviç, Kjaer dhe Benaser.

Rikthimi i Stefano Piolit në pankinën kuqezi ka sjellë harmominë e dëshiruar në klub, i cili e nisi mjaft mirë periudhën pas izolimit me fitore në Europa Ligë dhe në Seria A. Tekniku italian njihet si person mjaft i përmbajtur në fushën e lojës, megjithatë në golin e dytë të Milanit nuk priti të festonte. Sigurisht që goli i pësuar e bëri situaten mjaft të vështirë, gjë të cilën Pioli e ka pranuar vetë pas kësaj sfide.

“Mendova se fituam kur shënoi Castillejo. E di që gabova që gëzova para kohe, duhet të kisha pritur fundin e takimit. Megjithatë djemtë janë shumë të mirë dhe dijnë të fitojnë dhe në momente të vështira.”- u shpreh Pioli. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *