Legjenda e Empolit, ish-mbrojtësi Francesco Pratali do të shprehej në mediat italiane para ndeshjes Inter-Empolit: “Përveç talentit, gjëja që më pëlqen më shumë te Asllani është formimi i tij. Dua të them se luan në San Siro si të jetë duke luajtur poshtë shtëpisë së tij, nuk ka asnjë frikë”.
Këto fjalë rezultuan të vërteta teksa Asllani shënoi golin e parë me Empolin në Serinë A, pikërisht ndaj Interit. Zikaltërit janë ekipi më i përfolur për të transferuar mesfushori në merkaton e verës. Ndërkohë edhe vetë xhevahiri i Kombëtares i ka “shkelur syrin” me përcaktimin e tij si ekipi më i mirë në Itali.
“30 minutat tona të para ishin të pabesueshme në San Siro, sipas mendimit tim. Pastaj na doli në skenë ekipi më i fortë i Serisë A. Ne kemi bërë më të mirën tonë dhe nuk ishim të frikësuar nga Interi”, tha Asllani. /Sport Ekspres/