E dëshironte gjysma e Superiores, Ferhan Hasani është sërish një çështje e hapur

Ferhan Hasani ka qenë prej kohësh një dëshirë e madhe për shumë ekipe të Superiores, madje prej atyre që quhen pretendente për titullin kampion. Megjithatë në asnjë rast nuk është arritur që të bindet sulmuesi 29-vjeçar, për të ardhur në elitën e futbollit shqiptar.

Së fundmi ai ka qenë pjesë e Al Raed, në drejtimin e një trajneri shqiptar. Madje duket thyer edhe një rekord, pasi Besnik Hasi nuk kishte transferuar shpeshherë lojtarë shqiptarë në ekipet që ka drejtuar.

Por Hasani doli jashtë planeve të klubit dhe në merkaton e verës u përfol se ishte shumë afër bashkangjitjes me Shkëndijën e Tetovës. Ky rikthim i përfolur nuk ndodhi, ndërsa Hasani mbetet ende një çështje e hapur. Aktualisht pa skuadër, një lojtar me këtë eksperiencë të madhe dhe dëshirën e hershme të ekipeve në Shqipëri, mund të bëj që në të ardhmen të dëgjojmë edhe zhvillime të reja për një ofertë që mund të mbërrijë nga ekipet elitare në Superiore. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online