Myrto Uzuni ka pasur një tifoze të veçantë në këto ndeshje të Kombëtares. Ai u gjend në fushë kundër Israelit dhe Estonisë, për të dhënë kontributin e tij me fanellën kuqezi. Ndërkohë një vajzë e bukur është shfaqur me fanellën e tij.
Bëhet fjalë për të dashurën e re të Uzunit, ndërsa lidhja e tyre është bërë e njohur edhe në rrjetet sociale. Qartësisht duket se Myrto nuk ka nuhatje vetëm për gjetjen e golit në fushën e lojës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/