E çuditshme, por e vërtetë! Lukaku flet ende për besnikëri: Unë te Milani dhe Juventusi? Kurrë, kurrë!

Në një intervistë të gjatë për mikrofonat e “Sky Sport”, Romelo Lukaku deklaroi se një rikthim në Itali do të ndodhë patjetër. Por belgu deklaroi se dy skuadrat me të cilat nuk do të luante kurrë janë Milani dhe Juventusi, pasi zemra e tij i përket vetëm Interit. Duket e çuditshme dhe shumë qesharake, por Lukaku flet për besnikëri edhe pse karriera e tij tregon tërësisht të kundërtën.

“Nëse këto dy skuadra (Milani dhe Interi) do të trokisnin në derën time në të ardhmen? Kurrë, kurrë! Ka pasur diçka me Juventusin përpara se të shkoja te Interi. Po kishte kontakte. Por u acarova me agjentin tim kur i filloj këto kontakte, pasi e dija që Conte do të vinte tek Interi.

Ai e dinte që unë nuk do të shkoja tek Juventusi, pasi zemra ime i përket vetëm Interit. Është e qartë se në të ardhme duhet të shkoj në Itali, të luajë tek Interi. Ose në të kundërtën do të luaj për Anderlehtin”- u shpreh Lukaku. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *