Interesimi i madh po vazhdon akoma për Armando Brojën. Pavarësisht se sulmuesi shqiptar është pjesë e Chelsea-t në fazën përgatitore, ofertat nuk kanë të mbaruar për lojtarin e Kombëtares. I pagabueshmi i merkatos, Fabrizio Romano, këtë herë ka raportuar situatën e Brojës.
Sipas gazetari italian, West Ham-i ka dërguar dy oferta në vetëm 24 orë për Armando Brojën. Propozimi i fundit ka shkuar në 35 milionë euro për të marrë shërbimet e legjionarit. Por deri tani Chelsea nuk e ka vendosur ende të ardhmen. /Sport Ekspres/