Vllaznia është rikthyer me rezultatet pozitive që pas ndërrimit të presidencës dhe kryesuesëve të klubit, ndërsa mbetet për të punuar edhe në disa aspekte të tjera që ishin lënë në harresën e madhe nga mënyra sesi po menaxhohej skuadra më parë. Brdariç ka ngritur gjithmonë shqetësimin e terrenit për përgatitjen e skuadrës për ndeshjet e Superiores, duke i veshur disa rezultate negative.
Në ndryshim nga sezoni i mëparshëm, këtë herë rivaliteti është shumë herë i madh dhe kjo mangësi nuk mund të quhet më detaj. Shirat e stinës kanë rënduar më tepër situatën në fushën ku stërvitej Vllaznia, ndrsa fusha e re sintetike do të jetë gati në fundin e këtij viti.
Deri atëherë, shkodranët do të emigrojnë jashtë Shqipërisë. “Ora News” ka mësuar se Vllaznia do të stërvitet në Ulqin, Malin e Zi, ndërsa ky zgjedhje do të marrë jetë fill pas ndeshjes së mesjavës. Madje vetë zëvendës trajneri Elvis Plori ka qenë në Ulqin për të parë më nga afër ambientet e stërvitjes. /Sport Ekspres/