Një tjetër skandal vjen nga Kosova, atje ku disa prej ekipeve nuk kanë marrë paratë që UEFA ka shpërndarë për to. Organizmi më i lartë ndaj paratë për klubet më të suksesshme kosovare, por edhe për ato që nuk arrijnë të kualifikohen në ligat e Europës.
Në raportin e ri nga UEFA në vitin 2018, flitet për një shumë prej 396.000 euro që i ka mbërritur FFK-së për ekipeve që nuk janë kualifikuar në Europë. Ndërsa për vitin 2019 shifra është rritur në 430 000 euro. Ndërkohë skuadrat nuk i kanë marrë ende paratë nga UEFA, megjithëse ato janë dorëzuar te Federata e Kosovës të Futbollit. Ndërkohë “Indeksonline” raporton se skuadrat në fjalë do t’i drejtohen organizmit më të lartë të futbollit europian për krim ekonomik. /Sport Ekspres/