Problemet në repartin sulmues të Tiranës me shumë mundësi do të marrin fund nga janari i ardhshëm. Bardheblutë kanë përgatitur goditjen e madhë në merkato, teksa kanë gjetur marrëveshjen me një lojtar të njohur shqiptar. Bëhet fjalë për Ferhan Hasanin, i cili momentalisht është pjesë e Helsinkit, por që ka një karrierë dhe eksperiencë mjaft të pasur.
Në të shkuarën tetovari ka luajtur për Shkëndijën, Volfsburgun, Brondbin dhe Al Raed. Tirana ka tentuar edhe më parë të veshë bardheblu 30-vjeçarin, por pa patur sukses. Megjithatë duket se shtërngimi i duarve ka ardhur tashmë, duke sjellë në grupin e Nevil Dedes më tepër cilësi, që pritet t’i ndërrojë fytyrë skuadrës kampione në fuqi të Superiores./Halit Delibashi-Sport Ekspres/