Thomas Strakosha mund të ketë shansin e jetës së tij në duart e Kepa Arrizabalaga. Nëse ky i fundit zgjedh që të largohet dhe ta mbyll aventurën e tij me Chelsean, gardianit të Shqipërisë i hapet mundësia për londinezët.
Ky është raportimi i ardhur nga mediat britanike, por edhe nga Fabrizio Romano. “Chelsea po e konsideron Strakoshën si një nga mundësitë nëse ikën Kepa në verë. Strakosha preferohet pasi është edhe një transferim që nuk kushton”, shkruan gazetari italian. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/