E BUJSHME/ Talenti i Shqipërisë ka kontratë me Bayern Munchen, Atalanta vëzhgon nga afër Marvin Cunin

Zhvillime fantastike vijnë për një prej talenteve të Shqipërisë në Gjermani. Marvin Cuni, sulmuesi 20-vjeçar mund të transferohet te Atalanta. Ky është raportimi i fundit që vjen nga Italia, ndërsa edhe sipas “Transfermarkt” ka zëra konkretë që e dërgojnë këtë lojtar te ekipi i Serisë A.

Mbetet që të shihet se çfarë do të ndodh në ditët në vazhim, por skautët e ekipit të Gasperinit e kanë parë nga afër Marvin Cunin. Lojtari në fjalë ka zhvilluar pesë takime me Shqipërinë U-19, ku disa dëmtime e kanë lënë disa hapa mbrapa nivelit të lartë që duhej të ishte në këto momente, duke njohur potencialin e tij.

Kartoni i Cunit zotërohet nga Bayern Munchen deri në vitin 2024, ndërsa në sezonin që lamë pas, gjigandët gjermanë e kishin dërguar në huazim te Paderborn. Padyshim që nëse do të kompletohej transferimi i tij te Atalanta do të ishte një hap fantastik duke njohur natyrën e trajnerit Gasperini që gjithmonë i jep hapësira talenteve. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *