E bujshme/ Ronaldo vendosi vetë të mos zbriste në fushë, Andrea Pirlo është “lodër” te Juventusi

Juventusi nuk është duke marrë rezultatet e dëshiruara nën drejtimin e Andrea Pirlos. Kur ky i fundit erdhi kishte edhe një optimizëm të madh te lojtarët. Kjo pasi lanë kohën e Sarrit, me këtë të fundit që në disa raste ka ulur në stol edhe vetë Kristiano Ronaldon.

Ndërkohë me Pirlon në stol paraqitet një situatë tërësisht e re. Ylli portugez vendos vetë se kur dëshiron që të luajë, ndërsa edhe shokët e skuadrës nuk marrin shumë rregulla strikte. “Corriere dell Sera” ka zbuluar se në dhomën e zhveshjes ekziston një problem i madh në komunikimin e trajnerit Pirlo me disa prej lojtarëve.

Nga ana tjetër Ronaldo vendosi vetë që të mos luante kundër Beneventos në Seria A, duke e konsideruar si një përballje të lehtë. Por pikërisht atje bardhezinjtë do të linin pikë pasi u ndalën në barazim. Sulmuesi portugez kërkoi që të ishte në gjendjen më të mirë në “Champions League” për të vendosur rekorde personale kundër Dinamos së Kievit, megjithëse bardhezinjtë e kanë siguruar kualifikimin. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *