Rei Manaj nuk do të jetë më pjesë e Spezias. Klubi italian nuk e ka përdorur mundësinë për blerjen e kartonit të sulmuesit, për shkak të rrogës së lartë që kërkohej nga Manaj.
Ndërkohë “Mundo Deportivo” zbulon planin e lojtarit të Kombëtares. Sipas saj, Manaj nuk do të iki nga Barcelona dhe kërkon një shans në fazën përgatitore për të bindur Xavi-n në miqësoret që do të zhvillohen gjatë kësaj periudhe. /Sport Ekspres/