Humbja 3-0 ka qenë shqetësimi i fundit për Bajernin e Mynihut mbrëmjen e djeshme. “Sky Sports Germany” raporton për një sherr të ndodhur brenda kampit bavarez. Pas përfundimit të sfidës kundër Mançester Sitit, Sadio Mane dhe Leroi Sane janë përfshirë në një përplasje fizike me njëri-tjetrin.
Sipas raportimeve, Mane ka goditur me grusht në fytyrë shokun e tij të skuadrës, duke e lënë atë të gjakosur. Është dashur ndërhyrja e lojtarëve të tjerë të Bajernit për të ndalur sherrin në dhomën e zhveshjes. Një ngjarje që nuk është aspak e hijshme për një klub të madh si Bajerni i Mynihut./Halit Delibashi-Sport Ekspres/