E bujshme/ Partizani tenton sulmuesin e Kombëtares së Serbisë, ka luajtur edhe në Champions League

Partizani kërkon të bëjë goditjen e madhe këtë merkato. Të kuqtë po përpiqen të përforcojnë sulmin dhe profilin e duhur e kanë gjetur në kampionatin danez. Sipas “Fansat e Futbollit Shqiptar“, klubi kryeqytetas synon arritjen e një marrëveshjeje me sulmuesin e Brondby-t, Andrija Pavloviç.

Lojtari 28-vjeçar ka një karrierë të pasur, teksa më parë ka veshur fanellat e Cukarickit, Copenhagenit, Rapid Vienna-s, Apoel Nicosiasit dhe së fundmi të Brondby-t. Pavloviç ka luajtur edhe në Europa League dhe Champions League përgjatë karrierës së tij, si dhe numëron 5 paraqitje zyrtare me Kombëtaren A të Serbisë. Kontrata e tij me klubin danez përfundon në vitin 2024, por Partizani po negocion për një huazim të sulmuesit, ose edhe për një blerje të leverdishme të kartonit të tij./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *