E bujshme/ “Nuk flas më për ju, më kërkoni falje”! Trajneri i Kukësit braktis intervistën, akuzon të ftuarit si…tifozë!

Kukësi nuk ia ka dalë ndaj Teutës duke mos shkuar më tepër se barazimi pa gola. Ndeshja nis me vrullin e verilindorëve që gjetën dy herë rrjetën në fillim, por që do të anulloheshin pasi vinin nga pozicioni jashtë loje. VAR i dha të drejtë vendimit të kryesorit të takimit për t’i zhvlerësuar golat Kukësit.

Shansi i artë do të vinte në mbyllje të pjesës së parë teksa Fejizhao lë mbrapa në driblim dy lojtarë kundërshtarë dhe nxjerrë Bashën thuajse me portën e boshatisur, ndërsa golashënuesi i Kukësit goditi shtyllën. Një pjesë e dytë që ishte më tepër mes l.uftës fizike sesa taktike, ku ekipet nuk morën më tepër se një pikë. Tashmë Kukësi shkon në vendin e dytë me vetëm një pikë më shumë se Vllaznia dhe i lë Tiranës mundësinë e shkëputjes. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Longo: “Para se gjithash, dua të them se javën e shkuar ndodhi diçka e papranueshme. I respektoj shumë gazetarët, por gjithmonë nëse flasim për ta. Por nuk mund të dalin disa tifozë aty dhe un të flas me ta. Nëse është për të folur me tifozë, unë flas me tifozët e ekipit tim. Nuk dal këtu që të flas me tifozët e Tiranës (drejtuar studios). Dua të më kërkoni falje nga studio dhe për sa kohë që ju nuk e bëni një gjë të tillë, unë nuk flas më. Dikush nga Supersporti duhet të më kërkoj falje. Më folën disa tifozë në ndeshjen e shkuar. Nuk flas më sot pa më kërkuar falje. Nëse unë mbaj përgjegjësi për punën time, Supersport duhet të mbaj përgjegjësi për punën e saj dhe të mos ftoj cdo lloj personi në studio.

Arapi: “Jam i kënaqur me ekipin. Kishim shumë raste, ashtu si edhe Kukësi. Barazimi ishte rezultati i drejtë. Na vendosën shumë në vështirësi në fillim. Titulli kampion? Shembullin e kemi nga vjet nga diferenca me Vllazninë. Këtë vit është shumë e vështirë dhe do të mundohemi për maksimumin. Tirana-Laçi? Më mirë do të ishte që të dilte barazim. Sulmuesit nuk e kanë cilësinë e madhe për të konkluduar si duhet, me rëndësi që ka raste”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *