Deri në këto kohë bëhej fjalë për vetëm shkrime në gazeta dhe hipoteza të mundshme që vinin nga mediat europiane. Megjithatë tashmë ka UEFA ka zyrtarizuar përfundimisht ndryshimin që ka i bërë rregullit që përcaktonte ekipin që kualifikohej më tej në kompeticione. Pra duke nisur nga sezonin 2021-2022 nuk do të kemi më skuadra që kalonin në kompeticionet europiane falë golave në shifër më të lartë që i shënonin në fushë kundërshtare.
UEFA e ka bërë të qartë me vendimin e marrë nga Komiteti Ekzekutiv se nëse do të bëhet fjalë për të njëjtin rezultat diference që është marrë në dy ndeshje, cilado qofshin shifrat(pra 1-1 në ndeshjen e parë dhe 2-2 në ndeshjen e dytë), do të kalohen në dy shtesat prej 15 minutash dhe penallti nëse do të jetë e nevojshme. /Sport Ekspres/
? The away goals rule will be removed from all UEFA club competitions from the 2021/22 season.
Ties in which the two teams score the same number of goals over the two legs will now have two 15-minute periods of extra time, and, if required, penalty kicks.#UCL #UWCL #UEL #UYL
— UEFA (@UEFA) June 24, 2021