Partizanit nuk i ka mjaftur as një super Bruno Telushi, për të shmangur turpërimin në “Elbasan Arena”. Të kuqtë kanë fituar me rezultatin 3-1 ndaj Besëlidhjes falë tripletës së këtij mesfushori, por në takimin e parë kishte humbur në shifrat 3-0.
Gjithçka ka shkuar sipas planeve të trajnerit të Besëlidhjes, Plori. Ky i fundit u shpreh se do ta eliminonte Partizanin me sigurinë më të madhe, duke premtuar një gol në transfertë. Pikërisht kjo ndodhi që në minutën e 5, ndërsa do të shuheshin të gjitha shpresat e Partizanit. Vetëm me rezultatin 5-1 mund të kualifikohej në turin tjetër, duke qenë një mision i pamundur. Nga ana tjetër, Vllaznia “ka fundosur” Flamurtarin, që shpresonte te Kupa për të shpëtuar sadopak sezonin. Trajneri Troisi do të shprehej se pikërisht ky trofe është objektivi i vlonjatëve, por pas humbjes në shifrat 0-2 ndaj ekipit të Jonuz, nuk prekin dot as çerekfinalet. /Sport Ekspres/
Grupi A
13:30 Flamurtari-Vllaznia 0-2 Junior 28′ (p), 74′ (2-2)
13:30 Tirana-Kastrioti 4-0 Halili 13′, Beshiraj 19′, Morina 62′, Kraja 78′ (3-1)
13:30 Partizani-Besëlidhja 3-1 Telushi 8′, 20′ (p), 84’/ Hajdari 5′ (0-3)
13:30 Teuta-Erzeni 3-1 Hoxha 47′, Kalaja 75′, Beqja 92′ (p) / Maustapha 8′ (3-1)
Grupi B
13:30 Kukësi-Lushnja 3-0 Rroca 46′, Cooper 50′, 88′ (1-0)
13:30 Skënderbeu-Besa 1-0 Mensah 39′ (2-0)
13:30 Laçi-Bylis 3-2 Greca 18′, Nuabueze 51′ (p) , Xhixha 93’/ Hidi 58′ (p), Guindo 70′ (0-2)
13:30 Luftëtari-Apolonia 0-0 (0-3)