E bujshme nga Italia/ Kinezët do të largohen nga ekipi, Interi del në shitje

Një raportim i bujshëm vjen nga Italia atje ku pronari i Interit, Zhang, ka menduar seriozisht që të lërë skuadrën dhe ta nxjerrë në shitje. Problemi kryesor mbeten investimet e shumta në gjithë këto vite për ti bërë zikaltrit ekip konkurrues për titullin kampion, ndërsa llogaritë shohin rënie të mëdha dhe nuk është e mundur që të bëhen goditjet e duhura në merkaton e janarit.

Zhang erdhi me kompaninë “Suning Holdings Group” për të kryesuar zikaltrit në vitin 2016, por në Itali janë të sigurt se në 2021 kinezët do të japin lamtumirën e tyre nga Interi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *