Mbyllet karrieta e Paul Pogba! Ky futbollist mund të quhet “i mallkuar”. Dikur ishte një prej futbollistëve më të mirë në botë, por dëmtimet e lanë mbrapa.
Përsëritja e tyre bëri që Pogba të harrohej nga futbolli. E sikur të mos mjaftonte e gjitha kjo, Goal Italia raporton se mesfushori 30-vjeçar është dënuar me 4 vite pezullim për shkak dopingu, çka nënkupton fundin e karrierës. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/