Armando Broja ka rënë prej një kohe të gjatë në radarët e Milanit. Me Ibrahimoviçin dhe Giroud-në që kanë vetëm një vit në kontratë dhe me Leaon e Rebiçin që do të rivlerësohen, drejtuesit kuqezi kanë hedhur sytë nga 21-vjeçari shqiptar.
Në shtëpinë e Milanit po negociohet për talentin e Chelsea-t. Maldini dhe Massara janë takuar mbrëmjen e sotme me ndërmjetësin Cheikh Fall-in, një person mjaft i afërt me rrethin e Armando Brojës. “Djalli” kërkon një sulmues të ri në verën e ardhshme dhe e ka gjetur në Premier League./Halit Delibashi-Sport Ekspres/