E bujshme/ Luan te moshat e Interit! Shqipëria e fton për të ndërruar Kombëtare, Kevin Zefi e refuzon dhe i rri besnik Irlandës

Thuajse në gjithë mediat europiane u pasqyrua lajmi se Interi mori një “diamant” në Irlandë, duke iu referuar Kevin Zefit. Sulmuesi 17-vjeçar ishte pjesë e Shamrock, ndërsa me mënyrën sesi luante në fushë kishte vëmendjen e skuadrave më të njohura.

Aktualisht ky lojtar është pjesë e moshave më të vogla të Interit. Ndërkohë në mediat irlandeze është pasqyruar së fundmi lajmi se Shqipëria e ka tentuar prej kohësh marrjen e Kevin Zefit te kuqezinjtë, por vetë lojtari ka refuzuar dhe po i qëndron besnik Irlandës. Në rrjetet sociale nuk mungon edhe krenaria e irlandezëve për këtë zgjedhje të Zefit. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *