Igli Tare duket se po vjen drejt fundit të kohës së tij te Lacio. Me tifozët e kthyer kundër, tani marrëdhëniet janë prishur edhe me presidentin e klubit, Lotito. Ky i fundit i ka besuar kaq shumë drejtorit shqiptar në gjithë këto kohë, por çdo fillim e ka një fund. Sipas raportimeve të ardhura nga mediat italiane, afrimi i Angelo Fabriani në strukturat drejtuese të klubit është sinjal i qartë se Tare duhet të spostohet.
“Lotito i bërtiste vazhdimisht Tares në një telefonatë. Është thyer marrëdhënia, Tare po ndihet i fyer dhe i lënë mënjanë”, shkruhet nga Il Messagero. Ndërkohë “Lalaziosiamonoi” hedh bom.bën duke shkruar se tani mund të vijë një bashkëpunim i Tares me FSHF, për t’u rikthyer në atdhe. /Sport Ekspres/