Një lajm i bujshëm vjen nga Italia. “Tuttosport”-i bën me dije se Juventusi kërkon të transferojë Mario Mitajn. Mbrojtësi shqiptar pëlqehet shumë nga drejtori sportiv, Xhuntoli. Ky i fundit do të jetë i pranishëm në tribunën e “Enio Tardinit” më 22 mars për ta ndjekur nga afër 20-vjeçarin në përballjen kundër Kilit.
Mario Mitaj aktualisht është pjesë e Lokomotivës së Moskës, me të cilët ka një kontratë që e mban të lidhur me klubin deri në vitin 2027. Mbrojtësi i majtë ka shkëlqyer me fanellën e Kombëtares shqiptare, duke qenë një nga zbulimet e trajnerit Silvinjo. Formën e tij mjaft të mirë e ka përcjellë me sukses edhe në kampionatin rus./Halit Delibashi-Sport Ekspres/