Megjithëse duhen edhe disa muaj për të mbërritur në zgjedhjet e reja për kreun e FSHF, gara ka nisur që në këtë moment që të bëhet e ashpër. Kandidatura të shumta duken se do të jenë për të konkurruar Armand Dukën, presidentin aktual dhe njëkohësisht kryesuesin e futbollit në vendin tonë.
Nëse më herët kemi mësuar kandidaturën e Dritan Shakohoxhës, “Syri.net” vjen me një raportim të bujshëm. Sipas medias në fjalë janë pesë kandidatë të rinjë që do të kërkojnë vendin e presidentit të FSHF.
Bëhet fjalë për Sulejman Starovës, që së fundmi është larguar nga posti i drejtorit te Teuta. Njëkohësisht do të kemi edhe kandidaturën e Ilda Bejlerit, që ashtu si edhe Shakohoxha vjen nga bota e medias. Ndërkohë për të përmbyllur listën do të jetë edhe ish-deputeti Selmani Jenisheri. /Sport Ekspres/