Italia është përfshirë nga emergjenca dhe një panik i madh pas shtimit të rasteve të Koronavirusit. Situata u ka dalë qartë nga duart qeverisë italiane që duket se ka dështuar me masat e marra për parandalimin e këtij virusi, ose për të qenë në numër më të ulët.
Në dy ditët e fundit ka pasur rreth 150 personë të prekur në Itali, ndërsa numri vazhdon të rritet dhe është e frikshme. Pikërisht për këtë arsye janë marrë një sërë masash, ku nuk ka ngelur pa u prekur edhe futbollit.
Katër ndeshje janë shtyrë në Seria A, por kjo masë e marrë nuk mund të vazhdojë për shumë gjatë. Në Itali po përflitet se Juventus-Inter që është ndeshja e ardhshme dhe nga më kyçet në këtë kampionat italian, mund të luhet pa tifozë.
Arsyeja është shumë e thjeshtë pasi bëhet fjalë për një kalendar të ngjeshur dhe një nga pistat që ekziston dhe po merr më shumë mundësi që të ndodhë, është zhvillimi i ndeshjeve me dyer të mbyllura. Por këtu ka disa probleme dhe më kryesori është se biletat janë shitur për këtë ndeshje. Pra kompania duhet t’i kthejë lekët e biletave të gjithë tifozëve. Ndërsa sa i përket ndeshjes mes Interit dhe Ludogorest në “Europa League”, pritet të zhvillohet në një vend neutral. Federata Italiane e Futbollit ka kaluar në një mbledhje emergjente dhe po kordinohet me UEFA-n për zgjidhjen e një problemi. /Sport Ekspres/