Një lajm i bujshëm vjen për Hachim Mastour sa i përket Partizanit. Sipas asaj që raporton “Albania Team”, ky futbollist i është ofruar të kuqëve në huazim nga ekipi i Rexhinës. Por skuadra e Superiores ka hezituar sipas këtij burimi të informacionit pasi nuk është aktivizuar për shumë minuta.
Një menaxher italian duket se ka ndërhyrë për të dërguar në huazim këtë lojtar. Hachim Mastour njihej nga të gjithë tifozët e futbollit europian përpara disa vitesh si një prej talenteve më të mëdha të Milanit. Kjo pasi herë pas here shfaqte aftësitë e tij të spektaklit me topin në video të ndryshme. Madje këtë aspekt do ta vinte re edhe Gatuzo që do të shprehej kur drejtonte Milanin: “E kam kërcënuar sepse më shumë është bërë i famshëm duke bërë video sesa duke luajtur futboll”. /Sport Ekspres/