E bujshme/ “Dua të largohem nga Juventus”! Ronaldo ia thotë menaxherit, por ndodh çudia për portugezin

Kristiano Ronaldo vazhdon të luajë në nivele të larta të futbollit europian, megjithëse mosha tashmë nuk flet më në favor të sulmuesit portugez. Megjithatë te Juventusi nuk po e shpreh veten në mënyrën më të mirë edhe për shkak të përplasjeve që ka në këtë skuadër.

Kryesorja është me trajnerin Sarri, madje ky i fundit do e nxirrte dy herë nga loja disa kohë më parë. Kjo shkaktoi pakënaqësinë e Ronaldos, që në një rast u largua menjëherë nga stadiumi pas fitores me Milanin, duke mos pritur që të festojë dhe urojë shokët e skuadrës.

Media spanjolle “ABC” shkruan se sulmuesi i ka kërkuar menaxherit të tij, Jorge Mendes, që ta largojë nga Juventusi. Por ky i fundit nuk e ka gjetur një tjetër ambient për Ronaldon, pasi askush nuk e pret atë. Disi e çuditshme mund të duket për portugezin, por asnjë prej ekipeve si Bayern, Reali apo PSG nuk është i gatshëm që ta transferojë në skuadër. Kjo për shkak të pagesës së lartë që kërkon lojtari dhe për klubet shihet si një investim jo i duhur, për shkak se është 35-vjeç. Kjo solli edhe qendrimin e detyruar te Juventusi në janar, por nuk përjashtohet mundësia për një lëvizje të mundshme në verë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *