E bujshme/ Do të luajë në Serie A, Igli Tare do marrë edhe lojtarin shqiptar të Adrian Aliajt

Nga Klaudio Ndreca

Adrian Aliaj zbuloi disa ditë më parë se Mërgim Vojvoda që është aktualisht pjesë e Standart Liege, do të mbërrinte në Serie A. Në fakt duket se është gjithçka është gati për këtë mbrojtës, madje flitet për një skuadër që do të luajë në “Champions League” në sezonin e ardhshëm.

Pikërisht për Lacion, ndërsa menaxheri i Vojvodës ka qenë në kontakte përgjatë kësaj kohe me Igli Taren. Marrëveshja mes tyre është thuajse e mbyllur, ndërsa mbeten vetëm detajet mes klubeve. Gjithashtu edhe Fiorentina ka kërkuar që të futet në garë për të marrë shërbimet e Vojvodës, por që duke parë lidhjen e drejtorit sportiv të Lacios me Aliajn edhe falë Shqipërisë, nuk priten surpriza të fundit. /Sport Ekspres/