Tirana nuk gjen qetësi, ndërsa marrëdhënia mes trajnerit Dede dhe presidentit Refik Halili është krisur. Gjithçka ka ndodhur përpara ndeshjes ku bardheblutë do të luanin ndaj Laçit, ku tonet janë ngritur së tepërmi. Sipas asaj që raporton “Supersport”, Dede ka marrë çantën dhe është larguar nga stadiumi pas përplasjes me Halilin.
Arsyeja është formacionin titullar teksa trajneri ka zgjedhur që të aktivizojë Kukën, por presidenti i klubit nuk ka qenë dakort me këtë zgjedhje, ndërsa pak minuta më vonë ishte Danso që mori vendin e preferencës së Dedes. Ky i fundit ka zgjedhur të largohet para nisjes së takimit me Laçin dhe vetëm pak orë na ndajnë nga zyrtarizimi i ndërprerjes së bashkëpunimit. /Sport Ekspres/