Chelsea i Tuchel është duke ndërtuar një ekip ëndrrash. Me pronarin e ri, londinezët kanë bërë blerje “të frikshme”. Pas afrimit të Sterling, tani është arritur akordi i ri edhe më një emër të njohur në Europë.
Bëhet fjalë për mbrojtësin e njohur, Kalidou Koulibaly. Sipas gazetarit Fabrizio Romano, testet mjekësore do të zhvillohet në ditën e enjte, por është arritur marrëveshja me Napolin. Mbrojtësi do të jetë në Londër që në mbrëmjen e sotme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/