Anis Mehmeti është një lojtar me potencial të jashtëzakonshëm. Që në momentin kur mbërriti te Bristol City, trajneri i dha fanellën e titullarit.
Kështu Mehmeti filloi menjëherë me spektaklin e driblimeve dhe gjuajtjeve nga distanca. Kritikat e para mbërritën nga trajneri, ai i kërkoi Mehmetit që të luante me ekipin dhe të mësonte të hiqte topin nga këmba.
Kjo e ka penalizuar jo pak Mehmetin që nuk po merr më minuta me ekipin e parë. Madje në mbrëmjen e djeshme, Anisi luajti për 60 minuta në ndeshjen mes Bristol City-Ipswich U-21. /Sport Ekspres/