E bujshme/ Barcelonën e pret dënimi më i rëndë, mund të përjashtohet nga Europa

Barcelona është tronditur nga një skandal i madh. Gjiganti katalanas është akuzuar për korrupsion dhe tashmë do të duhet të provojë shumë në favor të tij, por situata nuk është shumë e mirë.

Klubi katalanas është akuzuar për korrupsion dhe ryshfet të ish-arbitrit Jose Maria Enriquez Negreiria. Gjykata në Barcelonë njoftoi dje se ish-zyrtarët e klubit dhe Negreira akuzoheshin për “korrupsion” dhe “të dhëna të rreme biznesi”.

Përveç veprimeve ligjore, Barcelona mund të dënohet edhe në fushë nëse UEFA përfshihet në të gjithë çështjen. E famshmja “Marca” transmeton lajmin se UEFA do të analizojë me kujdes të gjithë situatën dhe nëse konstaton se po shkatërrohet reputacioni i futbollit evropian të klubeve, Barcelona do të pezullohet nga kompeticionet europiane. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *